“Get Out” si satirë për ëndrrën amerikane

“Get Out” si satirë për ëndrrën amerikane

Peter Bradshaw 24 March 2019 17:02

Pothuajse një valë erotike e shquan këtë komedi-horror të re, të gjallë dhe brilante të Jordan Peeles, qysh prej hapjes ngjethëse.

Është një ankth tipik amerikan, një sipërmarrje e dykuptimshme që pasqyron diçka të pritshme, pranim i imazhit të provuar të lumturisë dhe prosperitetit që shpresoni ta shihni, por që përmbyset.

Dhe megjithëse ky film nuk e ka disiplinën narrative fatale të kryeveprës debutuese të Peeles, “Get Out”, me qartësi dhe kontroll të theksuar, por ajo çfarë vjen natyrshëm dhe madhërishëm është performanca e Lupita Nyong’os, e cila sjell në nivel lugati këtë performancë horrori, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ana muzikore prej Michael Abelsit ka të njëjtën “frymë satanike” neveritëse të kompozimeve për “Get Out”.

Është diçka me elemente të John Frankenheimerit ose George Romeros. Hapet me një huazim të bujshëm nga fryma e “Jaws” të Spielbergut dhe ka një përkujtim të tmerrshëm të Michael Jacksonit. Titulli natyrisht se është i dykuptimshëm: çka nënkupton ose atë “ne”-në gjithëpërfshirëse ose vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nyong’o luan Adelaiden, e cila me burrin e saj gjenial dhe dashamirë, Gabe (Winston Duke) i çon fëmijët për pushime verore në një kamp-shtëpizë liqeni: Është Zora dhe vëllai i vogël Pluto, në të cilin rol Shahadi Wright Joseph dhe Evan Alex janë të mrekullueshëm. Familja po kalon kohë të mirë në pushime, por Gabe nuk është i kënaqur. Ai dëshiron që familja të kalojë kohën më afër plazhit. Adelaide nuk është e sigurt.

Ishte pikërisht ky plazh ku ajo kishte përjetuar një situatë të tmerrshme kur ishte e vogël – më 1986, në kohën e Reaganit të fushatës bamirëse optimiste të “Hands Across America”. Derisa babai i saj po kalonte kohën në një panair bamirës, ajo kishte dalë të shëtiste dhe do të përjetonte një përvojë të tmerrshme.

Tani, si e rritur dhe e pjekur, ajo tmerrohet se edhe fëmijët e saj mund të “merren”. Dhe ajo kujdeset që t’ua kujtojë një detaj goditës: Një burrë i panjohur në skelë që mban një shenjë me referencën biblike – Jeremiah 11:11.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme