Promovohet libri i ri i autores Pashoja-Myftiu, “Refugjatë në qiellin e ri”

Armir Zekaj 23 March 2019 19:41

“Refugjatë në Qiellin e Ri” është libri më i ri i autores, Ganimete Pashoja-Myftiu, i cili u promovua në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, e që është pjesë e botimeve “Koha”.

Libri përmban rrëfime të refugjatëve të Kosovës në lidhje me bombardimet e NATO-s, raporton KTV.

Të pranishmit kanë thënë se përmes këtij libri, përshkruhet më së miri ajo që ka ndodhur 20 vjet më parë në Kosovë.

Të hollat nga shitja e librit, autorja ka vendosur t’i dhurojë si donacion për bashkësinë “Carnakolo” , për personat e varur nga droga.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme