Kulturë

“A është e shkuara ëndërr?” si thirrje për të ardhmen

Piktorja Majlinda Kelmendi hyn në radhën e krijuesve më aktivë në artin shqiptar, e cila ishte dhe është e pranishme në botën e artit, përmes veprave nga ciklet e mëhershme të ekspozuara para dashamirëve të artit si në Kosovë ashtu edhe në qendrat e ndryshme si kombëtare po ashtu edhe në ato ndërkombëtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Puna e saj është mjaft frytdhënëse - voluminoze duke u shpërfaqur në ekspozitën e hapur para artdashësve kosovarë e më gjerë. “A është e shkuara ëndërr?” dallon nga të gjithat si për nga trajtimi i kompozimeve ashtu edhe për nga koncepti i tematikës, që ngërthen frymën e artit konceptual, me komunikim përmes gjuhës së artit postmodern.

Vetë koncepti i ekspozitës është një temë për herë të parë e prekur nga bota imagjinative dhe socio-filozofike e artistes Majlinda Kelmendi dhe tek bota shqiptare, e cila me përkushtim dhe devocion i është qasur së kaluarës, përkatësisht duke iu kthyer të shkuarës ajo i evokon ngjarjet dhe fenomenet e mbetura në memorie të pashlyera, si skena të formësuara që rrënjët i kanë nga e shkuara që në mënyrë kontinuele e vazhdojnë rrugëtimin e vet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)