“Ëndërr e prerë” në kërkim të dritës

“Ëndërr e prerë” në kërkim të dritës

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 23 March 2019 08:41

Vokalisti Petrit Çarkaxhiu i takon gjeneratës së shtëpive-shkolla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vitet ’90 kur shqiptarët e Kosovës u përjashtuan nga jeta publike e asaj kohe, të rinjtë mbetën në një sistem paralel arsimi nëpër shtëpi private.

Pos aktiviteteve mësimore, krejt pak gjëra të tjera mund të zhvilloheshin. Të gjitha i bashkonin ëndrrat se një ditë Kosova do të çlirohej e gjërat do të frymonin ndryshe. Por pushteti serb nuk kishte arritur t’ua bënte një gjë: t’ua vrasë ëndrrat. Në ato kushte më 1997 do të lindte rock-grupi “Jericho” në një garazh të lagjes “Dardania” në Prishtinë.

Më shumë se dy dekada pas themelimit, “Jericho” – që vazhdimisht ka protestuar kundër pushtetit të Milosheviqit e pastaj më pas kundër gjendjes sociale në Kosovën e pasluftës – ka ardhur deri në pikën sa të thurë elegji për ëndrrat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme