Kulturë

Ekspozitë në Tiranë e artistit nga Peja për përvjetorin e sulmit të NATO-s

Kanë kaluar 20 vjet qëkurse NATO ndërhyri në Kosovë për t’i dhënë fund luftës. Për të përkujtuar këtë datë artisti nga Peja , Sokol Beqiri, vjen me të parën ekspozitë personale në Tiranë. Duke sjellë dëshmitë e asaj kohe me qëllimin e qartë, që në rast se arti nuk mund të shpëtojë, të paktën duhet të raportojë.

Stili i drejtpërdrejtë dhe faktik që ​Sokol Beqiri përdor në punët e tij pas vitit 1999 nuk është i rastësishëm. Tmerret e luftës na shfaqen krejt të zhveshura, nëpërmjet syrit të të mbijetuarit, dhe zgjedhjet estetike të artistit nuk e lejojnë shikuesin ta largojë shikimin. Ai fillon ekspozitën me një pikaçu të vendosur mbi një gur që gjithçka tjetër është e shkatërruar, por ngelet vetëm fjala “popullit”, më pas pemët e këtushme simbolizojnë malin

“Pas 400 vjetëve në qoftë se e tranformon malin me aeroplanë të NATO-s. Millosheviqi vepronte duke menduar që është I paprekshëm”, tha Sokol Beqiri, artist pamor.

Dhuna portretizohet shpesh vetëm si dëshmi e uniformave të luftës dhe pozave të sovranit.

“Këto statuja, kam shfrytëzuar rastin t’i fotografoj se kanë qenë brenda territorit ku ka qenë KFOR I vendosur. Unë kam qenë I vetëdijshëm, që sapo të lirohej ai lokacion kishin për t’u shkatërruar dhe kam shfrytëzuar rastin në moment. Këtu i kam gjetur policët pak para se të lironin lokacionin dhe I kam bërë fotot”, tha artisti.

Ndërkohë që në një seri fotosh të familjes së tij me flamuj në dorë ai formon fjalët Fuck You, e kundërta ndodh në fotografimin e këtyre prostitutave.

“Idea fillestare ka qenë që nëse familja ime vjen në formë pak më banale me Fuck You, shtatë prostitutat duhet të vinin në mënyrë më të sjellshme me Love You”, u shpreh Beqiri.

Ndërsa brenda Galerisë Kombëtare prezantohej kjo ekspozitë, jashtë saj Prof. Ermir Grezda ka zgjedhur të protestojë nëpërmjet një pankarte, sipas së cilës Galeria Kombëtare nuk po pranon më artistë të Shqipërisë, por vetëm të Kosovës./TCH