“Lumbardhi N’Behar” me muzikantë botërorë

“Lumbardhi N’Behar” me muzikantë botërorë

Fjolla Hajrizaj 20 March 2019 10:57

Pranvera në Prizren do të shoqërohet edhe me tingujt e sezonit pranveror të “Lumbardhi N’Behar”. Do të fillojë më 7 prill dhe do të përfundojë në fund të pranverës, në mbrëmjen e 21 qershorit. Programi mëton t’i sjellë dinamizëm qytetit dhe njëherësh paralajmëron një institucion në rritje që prezantohet me një program të larmishëm.

Programi do të nisë me rock-bendin kanadez nga Montreali, “Suuns”, që për herë të parë paraqitet në Kosovë, i përcjellë nga tingujt apokaliptikë të romantizmit, që në të njëjtin koncert të 7 prillit i sjell grupi eksperimental “Scattered Clouds”, shkruan sot Koha Ditore.

Në po të njëjtën skenë, 12 ditë më vonë skena do t’i takojë këngëtares, tekstshkrueses dhe modelistes nga Teksasi, Chrysta Bell, e njohur gjerësisht për punën e saj bashkëpunuese me regjisorin David Lynch. Bell do të interpretojë këngë nga albumi i saj i fundit “Feels Like Love” në vizitën e saj të parë në Kosovë.

Tinguj ndryshe do të sjellë bendi turk “Jakuzi” në koncertin e 3 majit. Bendi i themeluar më 2015, ”Lumbardhi N’Behar” do të performojnë pjesë nga albumi i tyre “Hata Payı”. Përveç tyre DJ lokal Karamucho e Ygretmen do të paraqiten me tingujt post-punk, punk blues.

Më 21 qershor në Prizren do të vijë grupi i njohur francez “Nouvelle Vague” me përshtatjen e melodive punk e post-punk dhe me stilin e viteve ‘50 dhe ‘60.

Këngëtarja prizrenase me emrin skenik Agona, po atë natë do të ofrojë rimishërim të jazz dhe blues....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme