Kulturë

Ministria i kthehet ndryshimit të Ligjit për kinematografi

Ministria e Kulturës i është kthyer synimit që ta ndryshojë Ligjin për kinematografi. Plotësimit e ndryshimit i është hapur rrugë të martën, kur në Qeverinë e Kosovës është miratuar koncept-dokumenti për kinematografi. Është propozuar nga zëvendësministrja e Kulturës, Leonora Morina-Bunjaku.

“Duke pasur parasysh rëndësinë dhe nevojën e avancimit të kornizës ligjore në fushën e kulturës në Republikën e Kosovës, ju ftoj që të votoni miratimin e koncept-dokumentit”, ka thënë ajo në mbledhjen e Qeverisë, të martën.

Por në Pakon legjislative të Qeverisë për këtë vit, që është miratuar më 7 shkurt, Ministria e Kulturës nuk ka paraparë as plotësim-ndryshimin e Ligjit për kinematografi e as hartimin e Ligjit për krijuesit e performuesit. Sipas Pakos legjislative, deri në fund të qershorit Ministria e Kulturës duhet të dorëzojë në Qeveri draftet e plotësuara të Ligjit për teatro, atij për filarmoninë, operën dhe baletin, dhe atij për trashëgimi kulturore, transmeton Koha Ditore.

Më 11 mars gazeta ka raportuar, se bazuar në Pakon legjislative për 2019-n, muzetë dhe krijuesit për sivjet mbesin pa ligj, përderisa kinematografia me rregulla të vjetra.

Por me gjithë këtë, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i ka thëne gazetës se Ligji për kinematografi i vitit 2004 do të ndryshohet sivjet....(Më shumë, sot në "Kohën Ditore")