GKK-ja do t’i ekspozojë veprat në objektin e Strehimores në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

GKK-ja do t’i ekspozojë veprat në objektin e Strehimores në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

19 March 2019 20:57

Galeria Kombëtare e Kosovës, nuk ka hapësirë për t’i ekspozuar veprat e koleksionit, brenda objektit të vet. Një ekspozitë e përhershme e koleksionit deri tash nuk është iniciuar asnjëherë.

Për të parën herë, Galeria Kombëtare e Kosovës e ka siguruar një hapësirë për t’i ekspozuar përkohësisht disa nga rreth 1 mijë veprat që ruhen në depon e këtij institucioni.

Strehimorja në Breg të Diellit, është vendi në të cilin do të ekspozohet një pjesë e veprave që posedon institucioni më i lartë i artit pamor në vend, raporton “Express” i KTV-së.

Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, thotë se ky koleksion deri tani është ruajtur me vështirësi.

Fazat e para të projektit për funksionalizimin e objektit të Strehimores si hapësirë ekspozuese, tashmë kanë përfunduar.

Sipas Komunës së Prishtinës, puna për përgatitjen e hapësirës do të finalizohet deri në fund të këtij viti.

Galeria Kombëtare e Kosovës ende nuk e ka një vend të veçantë për ruajtjen dhe ekspozimin e koleksionit tashmë 40- vjeçar. Edhe pse objekti i ish- Gërmisë është konsideruar si opsion, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit nuk ka marrë ndonjë vendim.

Përveç për koleksionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, “Strehimorja” në lagjen “Bregu i Diellit” parashihet të shfrytëzohet edhe për ekspozimin e veprave të artistëve të rinj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme