Arti që shtron pyetje për Brexitin

Arti që shtron pyetje për Brexitin

18 March 2019 14:04

Vepra arti të frymëzuara nga Brexiti dhe ballinat e gazetave që raportojnë për referendumin e Britanisë së Madhe më 2016 për daljen nga Bashkimin Evropian, paraqiten në një ekspozitë në Londër, e cila vjen si vështrim mbi votat që kanë ndarë kombin qysh prej sa kohe.

Dhjetëra vepra arti dhe tituj të gazetave që datojnë nga koha kur britanikët votuan për t'u larguar nga BE-ja janë pjesë e ekspozitës “Take Back Control” (Kthejeni kontrollin).

Titulli pasqyron një slogan të fushatës “Leave”, por veprat e artit në favor e kundër qëndrimit në BE janë pjesë e ekspozitës së bashku me mbulimin mediatik.

“Është një shans për të rijetuar një emocion të zhurmshëm të javës së votimit në referendum përmes gazetave dhe artit”, ka thënë artisti e kuratori i ekspozitës i cili njihet vetëm me emrin Bryden, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. “Kjo na jep një mundësi për të reflektuar mbi atë që po ndodh tani përmes asaj që ndodhi më parë”.

Në ekran janë posteri “I forti dhe i qëndrueshmi budalla” i fituesit të çmimit “Turner”, Jeremy Deller, një referencë për temën “të fortë dhe të qëndrueshëm” të kryeministres Theresa May gjatë fushatës zgjedhore të 2017-s, si dhe një tjetër punim si shenjë daljeje ku shkruan “Brexit” nga artisti Guy Morris.

Ekspozita përfshin edhe veprat “Çka nëse votimi ka ndryshuar gjithçka?” nga David Dunnico që paraqitet si një kuti e tejdukshme me shirita letrash blu dhe të kuqe, dhe vepra të tjera e gazeta të ndryshme kundër Bashkimit Evropian.

Ekspozita, e cila do të jetë e hapur deri më 24 mars, është e hapur në një kohë të kaosit politik në Britaninë e Madhe vetëm pak javë përpara datës që duhet të largohet nga blloku, më 29 mars.

Të enjten, pas tri ditëve të turbullta të votimeve, Parlamenti i Britanisë votoi për të kërkuar një shtyrje për Brexit, nëse nuk mund të bien dakord javën e ardhshme, në përpjekjen e tretë, me një marrëveshje përfundimtare nga kryeministrja Teresa May.

“Unë mendoj se të dyja palët duhet të fillojnë nga themelet e shpresës dhe të shikojnë për të ardhmen, për dallim nga grindja e vazhdueshme mes dy palëve”, ka thënë Bryden.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme