Kulturë

Bllokohen mbi dhjetë projekte për monumentet e Prizrenit

Tetë projekte për intervenime emergjente në pronat e trashëgimisë kulturore në Prizren gjenden në sirtarët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore për këtë rajon. Disa prej tyre ka dy vjet që presin të realizohen.

Pavarësisht se vitin e kaluar Ministria e Kulturës pas rishikimit të buxhetit kishte paraparë 500 mijë euro për investim në trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, asnjë cent nuk ishte shpenzuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mjetet janë bartur për këtë vit, por ende nuk ka asnjë nismë konkrete për t’i implementuar projektet. Njëjtë presin edhe pesë projekte për konservimin dhe restaurimin e monumenteve të këtij qyteti.

Në Ministrinë e Kulturës nuk kanë dhënë sqarime sa i përket kësaj çështjeje përderisa sherri i mosndërhyrjeve emergjente, në qershor të vitit të kaluar, një objekt i trashëgimisë kulturore në këtë qytet ia ka marrë jetën një trevjeçareje.

Sipas të dhënave të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, tashmë janë të gatshme dhe të miratuara projektet për ndërhyrje emergjente për monumentet si: Xhamia e Myderiz Ali Efendisë, Posta e vjetër e qytetit, Shtëpia e familjes Myftiu, Shtëpia e familjes Pomaku, Shtëpia e familjes Shukriu, Shtëpia e familjes Preqi, Shtëpia e familjes Haliti dhe ajo e familjes Hapçiu.

Të gjitha këto monumente janë në Qendrën Historike të këtij qyteti, zonë kjo që mbrohet edhe nga një ligj i veçantë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.