Kulturë

Programi “Brick” mbështet të rinjtë për muzikë

Descriptive Text

Të rinjtë e gjimnazit “Skënderbeu” dhe shkollës profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Xhaka”, janë bashkuar për të mbajtur një perfromancë muzikore të drejtuar nga kompozitori Edon Ramadani.

Përmbajtja e këtij koncerti vokalo-instrumental ishte me këngë ikonike të pop dhe rok kulturës muzikore, ndërkohë ajo është zhvilluar në bazë të projektit që kaçanikasit të rrugëtojnë në sferën e muzikës, raporton “Express” i KTV-së.

Gjatë dy muajve nxënësit kanë performuar në instrumente muzikore, ndërsa ata janë aftësuar për ta mbajtur një koncert në skenën e Shtëpisë së Kulturës në Kaçanik.

Programi “Brick” i mbështetur nga CDF i ka pajisur këta të rinj me instrumente muzikore në mënyrë që t’ua mundësoj ta zhvillojnë talentin të cilin e posedojnë në muzikë.

Kjo performancë është realizuar në kuadër të programit “BRICK” e themeluar dhe implementuar nga CDF ne partneritet me organizatën joqeveritare INTEGRA.