Regjisori Florent Mehmeti në festivalin francez që promovon cirkun bashkëkohor

Regjisori Florent Mehmeti në festivalin francez që promovon cirkun bashkëkohor

Fjolla Hajrizaj 15 March 2019 10:56

Cirku gjatë historisë është perceptuar si ndërtesë zakonisht e rrumbullakët, me vende për spektatorë dhe me arenë në mes ku jepeshin shfaqje shkathtësie e force nga akrobatët ose kafshët e zbutura.

Mirëpo koncepti i cirkut bashkëkohor ka shkuar më tej. Në një nivel më shumëdimensional të artit ku shfrytëzohen duke mos lënë anash shkathtësitë e vjetra të cirkusantëve, siç është akrobacioni. Shpesh këto aftësi kombinohen me teknika të teatrit për të kompletuar një tregim. Megjithatë, një lloj të tillë cirku në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Për të kompensuar këtë mungesë te publiku kosovar, regjisori dhe drejtuesi i teatrit të pavarur “Oda”, Florent Mehmeti, ka thënë se po tentojnë ta arrijnë përmes festivalit francez “Spring”, i cili është i vetmi që i kushtohet cirkut bashkëkohor në Francë.

Qytetet si Cherbourg, Caen and Rouen në rajonin e Normandisë në Francë çdo vit në kuadër të festivalit janë nikoqirë të 50 shfaqjeve nga e gjithë bota. Qëllimi i Festivalit dhe i pjesëmarrësve është gjetja e formave të bashkëpunimit për të prezantuar vepra të cirkut bashkëkohor.

Ky festival organizohet nga Instituti Francez i Parisit dhe nga programi “Teatroskop”. Është iniciuar nga Instituti Francez, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Integrimeve Evropiane në Francë, duke e bërë një program të dizajnuar për përforcimin e marrëdhënieve në mes të Francës dhe Evropës Juglindore në fushën e arteve. Sivjet mbahet edicioni i dhjetë prej 12 deri më 16 mars.

Regjisori Mehmeti, i cili në ditën e 13-të të këtij muaji ka udhëtuar për në Francë, është optimist se nga kjo pjesëmarrje në programin “Focus” do të lindin bashkëpunime të reja.

“Këto do të mundë t’i shfaqnim në kuadër të festivalit ‘Hapu’, por edhe në skenën e teatrit ‘Oda’”, ka thënë Mehmeti. Sivjet “Hapu” shënon edicionin e pestë.....(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme