Buxheti godet planet e institucioneve kulturore pavarësisht rritjes

Buxheti godet planet e institucioneve kulturore pavarësisht rritjes

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 14 March 2019 12:01

Prishtinë, 14 mars – Institucionet qendrore të kulturës do të kenë buxhet vjetor shumë më pak sesa që kanë kërkuar. Kësisoj planet e tyre për vitin 2019 do të rrezikohen. Pavarësisht premtimeve publike të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, për më shumë buxhet, rritja peshon shumë lehtë.

Përderisa institucionet kulturore kishin kërkuar rreth 5 milionë euro buxhet për këtë vit, atyre u janë ndarë 2 milionë e 850 mijë euro. Shumica prej tyre trashëgojnë edhe borxhe nga viti i kaluar. Pavarësisht që kishin mjete në dispozicion, nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë ato shkaku i ndalesës për të pasur llogari bankare. Sipas Projektligjit për buxhetin e vitit 2019, MKRS-ja për kulturën institucionale ka projektuar si subvencione 2 milionë e 85 mijë euro, sikurse vitin e kaluar. Ministria e Kulturës nuk e ka bërë të ditur se prej nga janë marrë gati 800 mijë euro sa është diferenca e rritjes. Sipas MKRS-së, për rritje do të përdoret ridestinimi dhe rishikimi i buxhetit. Institucioni më i lartë kulturor në vend, për sivjet në tërësi ka buxhet prej 44 milionë e 733 mijë eurosh, 4.6 milionë më shumë sesa më 2018.

Teatri Kombëtar i Kosovës për vitin e kaluar kishte 350 mijë euro buxhet, kurse për 2019-n do të ketë 400 mijë. Por kjo shifër është larg asaj që është kërkuar. Filarmonia e Kosovës nga 300 mijë euro për vitin 2018 do të ketë 350 mijë për këtë vit. Por kërkesa e këtij institucioni ishte që të kenë në dispozicion 470 mijë euro.

Pritjet ishin shumë më të mëdha edhe për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. 257 mijë e 800 euro “Shota” i kishte kërkuar vetëm për subvencione për projekte.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme