Fatmira Kuçuku Kujovska me ekspozitë në “Monet”

Fatmira Kuçuku Kujovska me ekspozitë në “Monet”

11 March 2019 21:33

Artistja Fatmira Kuçuku Kujovska, i jep jetë dheut me anë të skulpturave abstrakte, vazove me forma të ndryshme dhe portreteve, që janë të parapëlqyerat e saj.

Punimet e realizuara në qeramikë, që shpërfaqin ndjeshmërinë e pasionin e artistes së njohur shqiptare, janë ekspozuar në hapësirën e Galerisë “Monet”.

I rrallë dhe si asnjëherë i kornizuar në një stil, arti i saj veçohet nga idetë e teknikat që përdor artistja.

Sipas saj, arti i qeramikës është i lidhur ngushtë me gratë, raporton “Express” i KTV-së.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, e cilëson atë si prezantuesen më të mirë të qeramikës shqiptare.

Punimet e saj, në të cilat dominojnë ngjyrat e tokës dhe detajet e argjendta, janë të realizuara në një teknikë shumë të rrallë japoneze të quajtur Raku. Kjo teknikë e karakterizon atë si artiste.

Ekspozita personale e Fatmira Kuçuku Kujovskas do të qëndrojë e hapur në Galerinë Monet për dy javë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme