Kulturë

Arti “mashtrues” i Vasarelyt

Paris, 11 mars – Në fillim të viteve ‘70, Victor Vasarely ishte kudo. I konsideruar nga historianët e sotëm si “gjyshi” i artit optik, artisti francezo-hungarez i artit abstrakt, në të ‘60-at e vona, ka soditur dizajnet e tij kërkimore dhe iluzionet opike hipnotizuese tek u bë përfaqësues i gjeneratës së tij.

Vasarely ka kalibruar kujdesshëm yrnekët e marrë nga katrorët dhe qarqet e ndryshme konkave, rrathë shkëlqyes, që i bëjnë sipërfaqet e pikturave të tij të duken si sipërfaqe të përdredhura të rrjetave të merimangave – valëzimet konkave, tjerrjet konvekse – kanë qenë më të nxehtat në atë mes.

Prodhuesi i automobilave “Renault” e punësoi atë si ridizajnues të logos së famshme të kompanisë, David Bowie, ndër të tjera, që të krijojë kopertinën artistike për albumin “Space Oddity”. E ai, megjithatë, në pjesën dërrmuese bëri plagjiaturë të fizikës poetike të grilave elegante të shkrira dhe të futura dëshpërimisht në mrekullinë futuristike, në stilin e lëmuar, pa ia paguar asnjë cent, e pa llogaritur si borxh ndaj tij.

Ekspozita e madhe kushtuar Vasarelyt e titulluar “Vasarely Sharing Formes” tashmë ka mbledhur në qendrën “Pampidou” në Paris më se 300 piktura, vizatime dhe objekte të pop-artit që përshkuan karrierën e tij të gjatë si novator i palodhur i artit abstrakt.

Në mesin e inventarit trullosës të imazheve të mbledhura për këtë ekspozitë, është një vepër e realizuar me tush në letër e cila është e rëndësishme për rritjen e një prej imagjinatave më të nënvlerësuara në historinë e kulturës moderne. Krijuar më 1938, kur Vasarely ende ishte duke përfituar stilin e tij si dizajnues i mirë grafik (kishte të përfunduar shkollën e artit Muhely Academy në Budapest, frymëzuar prej Bauhausit një dekadë më parë) vepra njëngjyrëshe i përket një serie studimesh të përkushtuara ndaj lëvizjes muskulore dhe shënimeve hipnotizuese të ekuilibrit afrikan.

Duke zbrazur e thurur vijat bardhezi, imagjinatën, shpon tejpërtej figura e një çifti zebrash që zihen para syve tanë. Zhurma e çuditshme e një çifti zebrash të vitit 1938, që duket sikur po lëkunden, para atij që i vështron, përtej imazhit të sipërfaqes që zmbrapset drejt një hapësire të pavërejtshme, në fushën e bardhë, në të cilën ata mrekullisht alarmohen. Rrudhosja e linjave përkulëse është pothuajse kinetike në një lëvizje fluide dhe luhatëse që zbehet nga gjestet më të thjeshta e më të pastra të stilolapsave. Shtimi i efektit dislokues të kaosit që kontrollohet nga Vasarely, është surpriza e dukshme e zebrave në një vepër arti. Në arkën e Noas për historinë e artit kali është kushëriri zoologjik i zebrës që komandon konvencionalisht vëmendjen tonë teksa kalojmë mureve të galerive.

Në portretet e zebrave të Vasarelyt gjurmët karakteristike të kafshëve janë të transformuara nga diçka fizike dhe empirike, pigmente dhe latente, metafora misterioze që gati çojnë drejt një fenomeni transcendent. Bashkimi i mendjes së soditësit me frymën e pakapshme të botës natyrore. Duken më shumë sesa një meditim i arrirë për atë se si syri rrjedh në objekte gjithnjë e më të pakapshme, në vend se të krijojë figurën e kafshës duke bashkuar në mënyrë kronike gjurmët magnetike të saj.

S’mund të reshtë së menduari në mos artisti u ndikua nga eksperimentet për kamuflimin e anijeve luftarake, duke i paraqitur si gjurmë zebrash”. Nuk mund të mos pyes në mos artisti me apo pa vetëdije ka qenë i ndikuar nga eksperimentet e ndërmarra nga projektuesit detarë të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, duke maskuar anijet e tyre luftarake në shenja të frymëzuara nga zebra. Duke besuar se zebrat mund të kenë evoluar shiritat e tyre dallues si një mbrojtje kundër grabitjes (duke ua bërë të vështirë grabitësve të kenë veç një adresë ose të futen më thellë në fushën ku ata lëviznin), artisti britanik Norman Wilkinson propozoi në anije zhurmë bardhezi për të ngatërruar kundërshtarët. E ashtuquajtura “zhurmë e zhurmshme” nuk kishte për qëllim ta bënte anijen e padukshme, por thjesht të pengonte shqisat e armikut për t’iu afruar.

Duke ndjekur rritjen e imagjinatës së Vasarelyt siç del në pah nga rrjedha e qindra veprave të grumbulluara në 7 dhoma të kësaj ekspozite të gjerë, njëra gjithnjë e më shumë vlerëson zbulimet që ndërrojnë rrjedhën e lojës, fshehja te lëkura verbuese e zebrave për artistin ishte e qartë. Më herët punët figurative përfshinin edhe robotë të pashpirt që u ngjanin modeleve që banojnë qyteteve të braktisura që shfaqin artistin e ri teksa ushqehet përreth me gjuhën e huazuar të surrealizmit dhe konstruktivizmit për diçka autentike, ashtu siç e sheh ai.

Çdo punë e Vasarelyt ndiqet nga shpërthimi i zebrave që duket si e ndikuar nga manifestimet muskulore, gjatë viteve të luftës dhe pasi që Vasarely e gjeti veten të tërhequr në mënyrë të pashmangshme në drejtim të zebrave të tij. Nga ato ishte i obsesionuar dhe nga literatura shkencore e teoritë optike. Ai donte të sinkronizonte vizionin e tij me çdo lulëzim të dukshëm në botën rreth tij, qoftë ajo natyrore apo artificiale.

Në përpjekje për të perceptuar realitetin përmes një arkitekture të padukshme ai filloi të vëzhgonte gjithçka, që nga lëvizja e fijeve në modelin organik dhe të çarave në pllaka të metrosë. Rezultati qe një seri veprash monokromatike të krijuara gjatë viteve 1940 dhe 1950.

Në vitet e ’60, Vasarely kishte goditur hapat e tij në vendosjen asaj që ai besonte që ishin shprehje e një gjuhe universale, e cila ishte në harmoni me zbulimet reja shkencore të epokës së tij, “të botëve që gjerë më tani kanë ikur nga hetimi i shqisave: bota e biokimisë, valëve, fushave, relativitetit”. Ngjyra e gjallë të cilën ai e kishte përdorur me masë që nga vitet që përshkuan zebrën e tij të parë, filloi dhe e riktheu përsëri në veprën e një brezi të ri artistësh si Bridget Riley, që me linjat e veta tërheqëse të cilat gërvishtin mendjen për një vizion inovativ tërheq vëmendjen.

Sidoqoftë, algoritmet komplekse gjithnjë e në rritje prodhuan vepra si “Vonal Zold” (1968) dhe Szem (1970) që mund të duket fillimisht zhurma dhe vorbulla pulsuese që ritmi i muzikës së tyre mund të gjurmohet disa dekada më parë, vallëzimi i shiritave të zebrave që kapën shpirtin e artistit në befasi e çuan me hapa të rëndë drejt gjenialitetit.

Ekspozita e Victor Vasarelyt do të qëndrojë në qendrën parisiene “Pampidou” deri në maj/ BBC.