Kulturë

Bota e vogël e çudirave, paradokseve e maskarenjve

Lul (Fadil) Raka u lind në Kaçanik, më 1969 në një familje pedagogësh. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi më 1994 në Prishtinë dhe gjatë studimeve ishte laureat i Çmimit “Student i dalluar”.

Prej vitit 1995-98 punoi si mjek dhe përgjegjës i Ambulancës Humanitare të SH.H.B. “Nëna Tereze” në Kaçanik, mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” dhe mjek në klubin e futbollit “Lepenci” të Kaçanikut, shkruan sot “Koha Ditore”. Nga viti 1998 inkuadrohet në procesin mësimor në Fakultetin e Mjekësisë si bashkëpunëtor profesional për lëndën Mikrobiologji me parazitologji. Gjatë luftës ka qenë mjek në UÇK. Ka magjistruar në vitin 2002 në Prishtinë, kurse në vitin 2004 ka mbaruar specializimin nga Mikrobiologjia mjekësore. Për aftësim specialistik ka qenë edhe në SHBA, Kanada, Holandë e Kroaci.

Disertacionin e doktoratës e ka punuar në Universitetin e Zagrebit e të Prishtinës dhe e ka mbrojtur në vitin 2009 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Është zgjedhur profesor asistent i Mikrobiologjisë mjekësore në vitin 2010. Ka qenë bursist i State Department të SHBA-së në Universitetin e Karolinës Jugore (2007) dhe i Fogarty International Centre në New York (2002). Është autor dhe koautor i 57 punimeve shkencore dhe 112 abstrakteve të prezantuara apo publikuara në 37 shtete të botës.

Punimet e tij janë cituar 2 386 herë (Google scholar). Ka botuar 6 libra e kapituj librash në Kosovë dhe botë. Ka përkthyer 14 libra nga fusha e mjekësisë. Është redaktor dhe recensent në 13 revista shkencore ndërkombëtare. Aktualisht është profesor i Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe udhëheqës i Programit për Rezistencë Antimikrobike dhe Infeksione Spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë. Është baba i 3 fëmijëve dhe jeton në Kaçanik.

Raka është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Diaspora - një nga kategoritë më dinjitoze të trungut tonë. Qëkur dimë për veten, asnjëherë nuk u ndalën shtegtimet dhe vuajtjet që pasuan nga vdekjet dhe djegiet. Sikur t’i dilnin visikat gjyshit tim që priste rendin për Anadoll, ky shkrim do të ishte në turqisht.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)