Muzikantët kosovarë mbyllin festivalin “Prishtina Jazz Week 2019”

Muzikantët kosovarë mbyllin festivalin “Prishtina Jazz Week 2019”

08 March 2019 22:22

Muzikantë të njohur të skenës kosovare u bënë bashkë në atë që u titullua “Albanian Jazz Society”, për ta përmbyllur maratonën prej katër mbrëmjesh të festivalit të jazzit.

“Prishtina Jazz Week 2019” në ambiente të “Kino Armatës” u përmbyll me një koncert që e riktheu në skenë edhe këngëtaren Rona Nishliu.

Në këtë mbrëmje, ajo u shoqërua nga Ilir Bajri dhe Endri Fusha në piano, Visar Kuçi, bas kitarist, Dukagjin Muhaxheri në saksofon, Nesim Maxhuni në bateri dhe jazz kitaristi Armend Xhaferi.

Sipas njërit nga organizatorët, ky formacion solli një mbrëmje të këndshme për adhuruesit e muzikës jazz.

Rona Nishliu, e cila i ka munguar për një kohë skenës, në mbrëmjen finale të “Prishtina Jazz Week” interpretoi tri këngë.

Pianisti Ilir Bajri është ndarë i kënaqur nga bashkëpunimi me Rona Nishliun.

Për Visar Kuçin, e enjtja ishte një mbrëmje sfiduese për shkak se në një koncert u mblodhën muzikantë shumë të talentuar.

“Prishtina Jazz Week” në edicionin e këtij viti, përveç muzikantëve kosovarë solli edhe instrumentistë nga Turqia , Amerika , Hungaria dhe rajoni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme