Kulturë

Në Prizren ka nisur largimi i reklamave që bien ndesh me menaxhimin e Qendrës Historike

Komuna e Prizrenit ka vendosur që t’i largojë të gjitha reklamat nga pjesët që janë në menaxhim të Qendrës Historike të Prizrenit.

Bizneset kanë afat deri në fund të muajit mars që t’i largojnë reklamat që janë mbi kulmet e objekteve historike dhe të cilat janë mbi një metër katror, raporton KTV.

Thaqi ka treguar që është formuar një komision për ta plotësuar ligjin që mbikëqyr çdo gjë që përfshihet në qendrën historike të këtij qyteti.

Ndërkaq, pronarët e bizneseve, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se duhet ta zbatojnë çdo vendim të komunës, pavarësisht se a u përshtatet atyre.

Ndërkaq, qytetarët të cilët edhe e kanë mirëpritur vendimin e komunës, kanë thënë se në sezonën e verës qyteti është shumë më i mbingarkuar.

Komuna e Prizrenit, muaj më parë, ka larguar shufrat e metalit nëpër lokale, të cilat kanë qenë të vendosura në ambiente që ishin pronë e ish-drejtorëve.

Një pjesë e qytetit të Prizrenit vazhdon të jetë e mbrojtur me ligj të veçantë për shkak të trashëgimisë kulturore.