Balerini në rolin e koreografit me “Andërr”

Balerini në rolin e koreografit me “Andërr”

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 03 March 2019 14:41

Një “bravo” e fortë është dëgjuar nga lozha e sallës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, kur ka përfunduar premiera e shfaqjes së baletit, “Andërr”. 

Ishte koreografi i shfaqjes, Kreshnik Musolli, ai që po komunikonte në këtë formë me balerinët. Më 14 shkurt, për herë të parë publiku e njohu si koreograf. Kësisoj ai hodhi hapin e parë në këtë fushë, pas më shumë se një dekade si balerin në Baletin Kombëtar të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Paraprakisht ishte asistent i koreografëve në disa shfaqje. I kërkohej ta bënte këtë punë. Por krahas kësaj, ka përfunduar studimet për regji të teatrit. Shfaqja e tij ishte një surprizë për publikun. 

Një djalë 28-vjeçar ia ka dalë që të sjellë në skenë një balet, ku vihen në pah problemet shoqërore nëpërmjet një loje të përzier vallëzimi. Por për ata që e njohin nga afër Musollin, nuk kishte asgjë për t’u befasuar. Ka kohë që drejtuesit e Baletit kanë vërejtur që ai posedon potencial për të bërë koreografi. 

Një dekadë si profesionist në skenë Para më shumë se një dekade, në vitin 2005 kishte përfunduar shkollimin fillor, përderisa gjenerata e parë e baletit në kuadër të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” në Prishtinë sapo kishte diplomuar. Asokohe trupa e re e baletit po e bënte vendin me institucion, që u shua në fillim të viteve ’90, kur shqiptarët u përjashtuan nga jeta publike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme