Satira “Karnavalet e Korçës” hap sezonin e ri të premierave në TKK

Satira “Karnavalet e Korçës” hap sezonin e ri të premierave në TKK

22 shkurt 2019 19:39

Peizazhi i jetës së një shekulli më parë e cila zhvillohej në qytetin romantik shqiptar është paraqitur nëpërmjet komedisë “Karnavalet e Korçës”, e cila u shfaq premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

E ndërtuar në tri akte, kjo satirë në regji të Altin Bashës ka rrëfyer për një çift të njohur të qytetit jug-lindor të Shqipërisë, të cilët me çdo kusht bënin përpjekje për ta martuar vajzën e tyre të vetme, raporton “Express” i KTV-së.

Komedia e shkruar tetë dekada më parë nga Spiro Çomora, ka vënë në skenë dialogun e dymbëdhjetë personazheve të cilët janë të vendosur në shtëpinë e një tregtari që është besnik ndaj miqve dhe pushtetit.

Kjo shfaqje e prodhuar nga një tekst klasik i dramaturgjisë shqiptare tregon se si njerëzit kohë pas kohe, përdorën për interesa personale të një njeriu që mban post të lartë në shoqëri.

“Karnavalet e Korçës”, tashmë do të jetë pjesë e repertorit të rregullt të Teatrit Kombëtar për këtë vit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme