Kulturë

Muzeu Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet auditimit një herë në vit

Descriptive Text

Së paku një herë në vit, një auditor i pavarur do të auditojë punën e Muzeut Kombëtar të Kosovës. Kësisoj do të ndodhë nëse respektohet Rregullorja për punën e Këshillit Drejtues të Muzeut Kombëtar të Kosovës që ka hyrë në fuqi të enjten.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren që përcakton të gjitha përgjegjësitë e pesë anëtarëve të Këshillit Drejtues të Muzeut. Për herë të parë institucionet e trashëgimisë kulturore qenë bërë me këshill drejtues nga paraardhësi i Gashit në pozitën e ministrit, Kujtim Shala. Vitin e kaluar, ministri aktual emëroi Selim Bezerajn, kryetar dhe anëtarët Ibrahim Gashi, Arben Hajdari, Çelë Lamaj dhe Donjeta Bytyqi duke ndërruar përbërjen e Këshillit që ishte emëruar në maj të 2015-s.

Por ky organ i Muzeut deri më tash nuk ka pasur ndonjë akt nënligjor që ka përcaktuar punën e tyre.....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")