Çejzi përtej traditës ishte forma e fuqizimit të gruas

Çejzi përtej traditës ishte forma e fuqizimit të gruas

Fjolla Hajrizaj 22 February 2019 10:09

Çejzi si praktikë, që manifestohet përmes institucionit të martesës dhe ngërthen në vete vlera të trashëgimisë kulturore, ka pësuar ndryshime gjatë kohës. Pos si art ai ka dëshmuar edhe statusin social, por pak është trajtuar edhe në këtë mënyrë.

Në debatin e së mërkurës, që vjen pas ekspozitës “Çejzi” të artistes Doruntina Ukimeri, e hapur që nga data 12 shkurt në hapësirën “Motrat“, është diskutuar për praktikën e çejzit përtej aspektit tradicional dhe estetik të tij.

Të ftuarat, antropologia Nita Luci dhe sociologia Linda Gusia, me pjesëmarrësit kanë diskutuar bashkërisht për një orë e gjysmë për çejzin tradicional, duke pasur anash edhe atë “modern” të Ukimerit.

Antropologia Nita Luci ka shpjeguar për narrativat, për atë se çka është konsideruar art nëpër kohë dhe kontekste shoqërore të ndryshme, e çka zanat.

“Çejzi ndodhet në vijën mes këtyre të dyjave. Ka ndërtuar ekonomi familjare dhe struktura të ndryshme shoqërore. Nëpërmjet çejzit janë bërë shkëmbime të ndryshme - martesa”, ka thënë Luci.

Sipas saj, gratë kanë lëvizur jashtë fisit dhe martesa ka qenë lidhje politike, kulturore e ekonomike, ndërsa çejzi ka qenë pjesë e rëndësishme e procesit, por nga etnografët e mëhershëm është trajtuar vetëm si një formë estetike.

“Është trajtuar si një lloj i së bukurës por, jo si një lloj aseti që ka mundur të transformojë pozicionin shoqëror ose ekonomik të grave”, ka shtuar ajo.

Sociologia Linda Gusia ka shpjeguar kontekstin shoqëror në të cilin vajzat e reja i kanë përvjelë mëngët për të punuar çejzin qysh nga adoleshenca, që kësisoj nënkuptonte edhe përgatitjen për martesë.....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme