“Kultura për ndryshim” në pritje të projekteve

“Kultura për ndryshim” në pritje të projekteve

Fjolla Hajrizaj 15 shkurt 2019 12:43

“Kultura për ndryshim”, ka hapur ftesën e sivjetme për aplikime për grante.

Organizatat kulturore, institucionet publike të kulturës dhe artistët individualisht, kanë kohë që deri në ditën e pestë të muajit mars, të aplikojnë për grante në këtë projekt, i cili menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga qendra “Multimedia” e Instituti “Goethe”.

është thirrja e dytë e “Kultura për ndryshim”, projekt trevjeçar në fushën e kulturës dhe të arsimit, i cili ka nisur të implementohet vitin e kaluar.

Thirrja që tashmë është lansuar është ndarë në tri fusha. Për mbështetjen e projekteve fituese janë në dispozicion 230 mijë euro, aq sa kanë qenë edhe vitin e kaluar.

Siç shkruhet në njoftim, në të parën ofrohet përkrahje për projektet, platformat, festivalet e iniciativat e mëdha kulturore, ekzistuese apo të reja që organizohen e iniciohen në Kosovë, dhe të cilat inkurajojnë prodhimtarinë artistike dhe u mundësojnë krijuesve promovimin e veprave të tyre në nivel lokal e ndërkombëtar....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme