Akademik Idriz Ajeti kujtohet si doajen i dijes albanologjike Foto: Koha

Akademik Idriz Ajeti kujtohet si doajen i dijes albanologjike

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 13 February 2019 14:32

Idriz Ajeti është kujtuar si njëri ndër albanologët më të shquar në mbledhjen komemorative të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në këtë mbledhje, që është mbajtur para homazheve për Ajetin, ai është vlerësuar si doajen i dijes albanologjike.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se Ajeti asnjëherë nuk e ka lëshuar rrugën e drejtësisë.

LEXOJENI EDHE KËTË

Shuhet akademik Idriz Ajeti në moshën 102 vjeçare

“Jemi krenarë që aq gjatë e kemi pasur udhëheqës, koleg dhe mik. Asnjëherë në asnjë periudhë akademik Ajeti nuk ka lëshuar rrugën e drejtësisë, rrugën kombëtare dhe intelektuale dhe e kemi pasur gjithmonë në përkrahje”, ka thënë Daci, raporton “Koha Ditore”.

Fjalimin kryesor në këtë mbledhje komemorative e ka mbajtur akademik Rexhep Ismajli. Ai ka thënë se Ajeti ishte doajen i dijes albanologjike. Ka thënë se intelektuali, gjuhëtari, albanologu e profesori, akademik Idriz Ajeti ishte përfaqësues i shquar i brezit të intelektualëve të Kosovës.

LEXOJENI EDHE KËTË

Në orën 13:00 komemoracion për Idriz Ajetin, në 13:30 homazhe, varrimi në 15:30

“Si dijetar, ai tërë jetën luftoi për dritësimin e popullit të vet dhe të mjedisit ku veproi dhe në tërë këtë veprimtari gati shekullore i kishte të vetat dinjitetin dhe ngrohtësinë për prosperitetin e popullit të vet, për miqësinë me fqinjët e të tjerët në këtë botë”, ka thënë ai.

Varrimi i Ajetit do të bëhet në varrezat e Prishtinës në orën 15:00. Ai vdiq në mëngjesin e së mërkurës në moshën 92-vjeçare.

Kryesia e LDK-së ka bërë homazhe me rastin e vdekjes së Akademik Idriz Ajeti, “kolosin e shkencës dhe albanologjisë, dhe ish kryetarin e Kuvendit”.

“Profesor Ajeti la gjurmë të pashlyeshme dhe vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve dhe gjithë Kosovën”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme