Kulturë

Haradinaj: Vdekja e Idriz Ajetit, humbje për shkencën dhe kulturën mbarëshqiptare

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerëson se me vdekjen e akademik Idriz Ajetit, bota shqiptare humbi njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re.

“Gjatë 70 vjet karrierë shkencore, Akademik Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës. Kontributi i tij në vitet '90 ishte i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vërtetës së Kosovës. Kalimi i tij në amshim është humbje për shkencën dhe kulturën mbarëshqiptare. Ngushëllime të thella familjes Ajeti, komunitetit akademik dhe miqve të shumtë”, thotë Haradinaj.