Jakup Krasniqi ironizon shënimin e përvjetorit të Xhemjetit

Jakup Krasniqi ironizon shënimin e përvjetorit të Xhemjetit

12 shkurt 2019 15:30

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj shënimit të përvjetorit të Xhemjetit, që u mbajt nën patronatin e presidentit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka ironizuar shënimin e këtij përvjetori. "Si mund të organizohej një ngjarje e "madhe" "kombëtare" me lejen e Nikolla Pashiqit?!", ka shkruar Krasniqi.

Më poshtë, postimi i plotë i Jakup Krasniqit:

Pyetje për ata të institucioneve të larta të shtetit që organizojnë përvjetorë të ngjarjeve historike;

Pyetje edhe për historianët?

Në vitin e kaluar ishte 100 vjetori i Komitetit - Mbrojtja Kombëtare e Kosovës me kryetar Hoxhë Kadri Prishtina. Komiteti në fjalë kishte organizuar Lëvizjen Kaçake (Lëvizje Kombëtare për Çlirim) e cila e pat organizuar edhe Kryengritjen e Dukagjinit, të udhëhequr nga atdhetari - Sadik Rama.

Ketë vit nën patronatin e presidentit u kujtua 100 vjetori i Xhemijetit?! Cili ishte roli i tij dhe kush e organizoi dhe për çka dhe kujt i shërbeu ai? Si mund të organizohej një ngjarje e "madhe" "kombëtare" me lejen e Nikolla Pashiqit?! Madje organizimi të bëhej në Shkup?!

Apo mos po donë më thënë kjo, se nën patronatin e presidentit, pas përvjetorit të 75 të Bujanit (2018), dhe të Luftës së Drenicës, në vitin 2020 ta përkujtojmë edhe Konferencën e 10 korrikut 1945 të mbajtur në Prizren, kur Kosova iu aneksua Serbisë? Madje edhe t'i kujtojmë, jo ata që e kundërshtuan, u ekzekutuan dhe u burgosen, por ata që i duartrokiten dhe u avancuan nga Jugosllavia e Titos?

Sigurisht që në histori ka edhe ngjarje që nuk mund të shahen shumë, mbase edhe mund të heshtën, por assesi të kujtohen e të lavdërohen!

Komentet

Shto koment

Të ngjashme