QKK arrin marrëveshje me “Tatino Films”

QKK arrin marrëveshje me “Tatino Films”

12 February 2019 13:07

Në shtandin e Kosovës në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Qendrës Kinemaktografike të Kosovës dhe “Tatino Films” e cila do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikëqyrjen nga ana e pesë ekspertëve ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit.

Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intensive First Cut Lab Kosovo që fillon këtë vit.

Kryesuesja e Këshillit Drejtues të QKK-së, Ilire Vinca, u shpreh e lumtur që ekspertët e First Cut Lab do të jenë me ne të ofrojnë e njohuritë më të avancuara në ngritjen e nivelit kinematografik.

“Qëllimi i kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

”Jemi tejet të gëzuar për këtë bashkëpunim të ri i cili është i pari për ne në Ballkan. Ne jemi të gatshëm ta përcjellim kinemanë kosovare dhe filmat e saj në procesin e finalizimit dhe fillimit të rrugëtimit të tyre ndërkombëtarë”, ka thënë udhëheqësi i punëtorisë First Cut Lab, Mathieu Darras.

Në anën tjetër, QKK ka thënë se pret që marrëveshja të rrisë kapacitetin profesional në sektorin kinematografik të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme