Kulturë

Një nga pronarët i kërkon shtetit që Shtëpia e Hynilerëve të mos mbrohet si monument

Foto: Koha

Njëra nga katër pronarët e Shtëpisë së Hynilerëve ka kërkuar që prona e saj të mos jetë pjesë e aseteve të trashëgimisë kulturore.

Për këtë i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Kulturës. Në emër të lejes për rinovim, Fatmire Hyniler ka kërkuar që shtëpia dyshekullore në lagjen “Dodona” në Prishtinë të largohet nga Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kërkesë për lejimin e rinovimit, përkatësisht heqjes nga Lista e monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore-historike”, titullohet kërkesa që Hyniler e ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës në ditën e shtatë të këtij muaji. Atë ia ka adresuar ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, sekretarit të përgjithshëm, Veton Firzi, e drejtoreshës së Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, Vjollca Aliu.

“Ju informoj që shtëpia është në gjendje tejet të vështirë dhe është mëse i domosdoshëm rinovimi urgjent i shtëpisë së shpallur trashëgimi kulturore-historike, ngase shtëpia rrezikon jetën e familjarëve që jetojnë në të”, ka shkruar Hyniler në kërkesë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)