Buçinca deri më sot shkolloi 900 gra

Fondacioni “Çifti Buçinca” vazhdon të shkollojë gra

10 February 2019 19:44
20:54

Naxhije e Fahri Buçinca ka kohë që merren me shkollimin e grave në Kosovë.

Ata s’janë ndalur në asnjë periudhë e në çdo vend kanë vazhduar me aktivitetet e tyre.

Rrugëtimin e përbashkët në shkollim të gruas, çifti Buçinca në maj të 2015 e avancoi duke krijuar fondacionin “Çifti Buçinca” përmes së cilit akoma shkollohen gra.

Në JETA, u bisedua edhe për zhvillimin e sportit, ku Fahri Buçinca njihet si njeri që ka ndihmuar shumë, sidomos për qytetin e Vushtrrisë.

19:44

Buçinca deri më sot shkolloi 900 gra

Image

Naxhije Buçnica me profesion mësuese ishte e ftuar në emisionin JETA në KTV, bashkë me bashkëshortin e saj, Fahri Buçinca.

Ajo gjithë jetën ia kushtoi emancipimit të gruas dhe shkollimit të saj.

Deri më sot ka shkolluar 900 femra. Akoma vazhdon ta bëjë këtë.

Në JETA ajo ka thënë se bashkëshorti i saj ishte dhe mbetet krahu i djathtë i saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme