Provat për kryevepra muzikore në 120 metra katrorë

Provat për kryevepra muzikore në 120 metra katrorë

Fjolla Hajrizaj 10 shkurt 2019 13:01

Në sallën 9 me 14 metra, rreth 60 instrumentistë çdo ditë përkushtohen dhe shpresojnë. Është skenari që vazhdon prej fundit të 2004-s, vit kur Filarmonia e Kosovës u bë me “shtëpi”. Në hapësirën prej fiks 126 metrave katrorë mbahen provat e përditshme për kryeveprat botërore të muzikës, që më pas i prezantohen publikut në koncert.

Në “shtëpinë aktuale”, në qendër të kryeqytetit, prapa objektit të Ministrisë së Kulturës, mbështetur për muri, dritare e orendi, ngjitur me njëri-tjetrin, varësisht nga renditja, muzikantët e Filarmonisë ushtrojnë çdo mëngjes. Në po këtë objekt funksionoi për disa vite para luftës “Collegium Cantorum” që jozyrtarisht ia dha emrin me të cilin ndërtesa dykatëshe identifikohet edhe sot. “Collegium…” u rikthye aty, por nuk funksionoi gjatë, ndërkohë që Filarmonia prej pasluftës për nja pesë vjet endej nëpër Pallatin e Rinisë, shkruan sot Koha Ditore.

Është temë e shumëpërmendur, kushtet e punës në këtë vend nuk janë aspak të mira, por, siç thotë edhe Baki Jashari, drejtor i këtij institucioni, askush nuk e njeh mjaftueshëm, përveç atyre që çdo ditë përballen me ta, e që së fundmi kanë bërë më pak zhurmë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme