Veseli: Ndarja nga jeta e Blushit la një zbrazëtirë në botën e artit Në foto, Kiço Blushi

Veseli: Ndarja nga jeta e Blushit la një zbrazëtirë në botën e artit

09 shkurt 2019 16:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e vdekjes së shkrimtarit Kiço Blushi, ka thënë se ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare.

“Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se, “breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme