“Ethnic Mobility in Ballads” edhe për baladat e këngët popullore shqipe

“Ethnic Mobility in Ballads” edhe për baladat e këngët popullore shqipe

09 February 2019 20:00

“Lëvizshmëria etnike në balada dhe këngë popullore” ishte tema qendrore e konferencës së 43-të ndërkombëtare të baladës, që e organizuan Komisioni i baladës (Kommission für Volksdichtung) dhe Universiteti i Peçit në Hungari (Pécsi Tudományegyetem /University of Pécs), në qershor të vitit 2014. Vëllimi (në gjuhën angleze) me punimet nga kjo konferencë u botua në qershor të vitit 2018, shkruan sot Koha Ditore.

I titulluar “Lëvizshmëria etnike në balada” (Ethnic Mobility in Ballads), ky vëllim përbëhet nga një numër i konsiderueshëm i punimeve, të cilat sjellin studimet për këngët dhe baladat e kulturave të ndryshme, që kryesisht të përbashkët e kanë temën e lëvizshmërisë etnike, të lëvizjeve kulturore e të ndeshjeve ndërmjet popujve e kulturave të ndryshme, por jo vetëm. Siç shprehet redaktori i këtij vëllimi, Andrew Rouse, në Parathënie, kur flet mbi bashkëjetesën e fqinjëve etnikë, thotë se ata duke i ndarë bashkë rrugën, dyqanet, shkollat, i ndajnë edhe këngët dhe festimet.

Të gjithë para se të takoheshin i kishin historitë dhe traditat e veta dhe ato të të tjerëve i shihnin me tjetër sy. Bashkëjetesa në të njëjtën hapësirë i ka bërë që të kërcejnë në dasmat e njëri-tjetrit, të njohin këngët e folklorin e tjetrit, duke ndikuar kështu që të huazojnë, të japin e të marrin heronj e ngjarje nga traditat e tyre dhe të ndikojnë në pasurimin e folkloreve, respektivisht baladave, të njëri-tjetrit. /Arbnora Dushi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme