Dhjetë më të mëdhenjtë e fotografisë botërore

Dhjetë më të mëdhenjtë e fotografisë botërore

09 shkurt 2019 15:00

Revista amerikane “Popular Photography”, që dikur konsiderohej si më e madhja e llojit të vet në Amerikë dhe jashtë saj, numrin e parë e publikoi më 1937. Gjatë historisë 80-vjeçare, veç informacioneve për artin dhe zhvillimin teknologjik të fotografisë, revista ishte edhe prijatare në prezantimin e fotografëve më të mirë të kohës – si në Amerikë, ashtu edhe në botë, shkruan sot Koha Ditore.

Në vitin 1958, në publikimin e muajit maj, redaksia e kësaj reviste kishte botuar rezultatin e një ankete për fotografët kryesorë aktivë të kohës, duke e nxjerrë listën e 10 më të mëdhenjve.

Për të dëshmuar se nuk anojnë për asnjë emër, redaksia listën e publikon sipas këtij rendi alfabetik: 1. Ansel Adams; 2. Richard Avedon; 3. Henri Cartier-Bresson; 4. Alfred Eisenstaedt; 5. Ernst Haas; 6. Philippe Halsman; 7. Yousuf Karsh; 8. Gjon Mili; 9. Irving Penn dhe 10. W. Eugene Smith. /Fahredin Spahija

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme