Masakra në Tiranë dhe pasojat e saj në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Masakra në Tiranë dhe pasojat e saj në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

09 shkurt 2019 11:00

Sa herë që flitet për funksionimin e të ashtuquajturës Shqipëri etnike, referencë kryesore merret Kosova dhe aspiratat e saj për të jetuar në një shtet kombëtar, ndërkohë që lihet disi në heshtje vullneti politik i asaj pjese të botës shqiptare, që ndryshe quhet Shqipëri londineze, shkruan sot Koha Ditore.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe më vonë, gjatë periudhës së hershme të konsolidimit të shtetit shqiptar, një pjesë e njerëzve në Shqipëri, patriotë dhe nacionalistë të ndryshëm, u ndien emocionalisht të lënduar rreth Kosovës, por politikat e shtetit synuan të bëheshin racionale dhe të dimensionoheshin në varshmëri me interesat e tij.

Pas vitit 1941, ndërkaq, deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kuptimi i shtetit shqiptar zgjerohet edhe për shkakun se pjesa më e madhe e Kosovës përfshihet në kuadër të këtij shteti, sikundër edhe për faktin se shteti amë, pra Shqipëria, merr rolin integrues dhe emancipues për pjesën tjetër të kombit, i cili, për shkak të rrethanave historike, ka nevoja specifike në raport me Shqipërinë. /Mehmet Kraja

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme