Kulturë

Arbana Hajredinaj thotë se pa individualitet s’ka art

Descriptive Text

Prishtinë, 31 janar - Arti është individual, përjetim shpirtëror dhe intim, që nuk ka çmim e as s’mund të krahasohet, ka thënë artistja Arbana Hajredinaj, teksa ka shpalosur rrugëtimin e saj artistik.

Ka kujtuar se ekspozitën e parë ndërkombëtare “Shtëpia pa piktura është e thatë”, të prezantuar në Norvegji në vitin 2000, ia ka kushtuar babait të saj, pasuar edhe nga dy ekspozita lokale “Homazh për Babanë” 2005 dhe “Kur rrugët nuk ndalen” 2007, të dyja të prezantuara në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilat po ashtu ia dedikoi të atit, përkrahësit dhe mësuesit më të mirë në rrugëtimin e saj. Piktori akademik, Jakup Hajredinaj, vdiq më 1994 në moshën 55-vjeçare.

Ndër gjërat më emocionale që ndau me të pranishmit ishte edhe kur mori shpërblimin e babait të saj një muaj pas vdekjes, për një pikturë të presidentit të ndjerë Rugova.

Biseda joformale me artisten u realizua në kuadër të “Programi i debatit dhe edukimit”, ngjarje përcjellëse e ekspozitës “Burrneshat”, e hapur të premten e javës së kaluar në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Arbana Hajredinaj është në mesin e 8 artisteve nga Kosova dhe 14 britanikeve, që nëpërmjet veprave të tyre krijojnë një mozaik për gruan përballë sfidave e guximit. Artistja u paraqit me veprën e titulluar “30%”.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")