“Rrugëtim - Ismail Qemali ndër vite” për kryepersonazhin e historisë shqiptare

“Rrugëtim - Ismail Qemali ndër vite” për kryepersonazhin e historisë shqiptare

24 janar 2019 11:32

Prishtinë, 24 janar – Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, të hënën, hap serinë e ngjarjeve për shënimin e 100-vjetorit të vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit. “Rrugëtim - Ismail Qemali ndër vite”, është titulli i ekspozitës dhe tryezës së rrumbullakët që ka paralajmëruar ky institucion.

Historianë e hulumtues do të flasin për veprimtarinë e Qemalit, i lindur në Vlorë më 1844, i cili vdiq në Itali më 24 janar të vitit 1919. Valentina Duka, Kaliopi Naska, Nevila Nika, Frederik Stamati, Ariola Prifti, Paulin Marku dhe Ardit Bido do të shpalosin hulumtimet e tyre sa i përket njërës prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Ekspozita, sipas menaxhmentit të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, është organizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Më 1912, në moshën 68-vjeçare, Qemali do të rikthehej në Shqipëri për ta bërë atë të lirë e të pavarur.

Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim sa i përket jetës së Ismail Qemalit.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme