Dy filma kosovarë zbërthejnë ekstremizmin fetar në sytë e grave

Dy filma kosovarë zbërthejnë ekstremizmin fetar në sytë e grave

Fjolla Hajrizaj 23 janar 2019 09:04

Prishtinë, 23 janar – Kanë stil e mënyra të ndryshme trajtimi, por “Voices from Within”dhe “Forgive Me” bashkohen në temë: ekstremizmin fetar. Janë shfaqur, të martën, në Qendrën Kulturore Informative të BE-së në Prishtinë.

Dokumentari i shkurtër “Voices from Within”, i regjisorit Lum Çitaku, nis me rrëfime njëri pas tjetrit të dy grave me mbulesë të kthyera nga dritarja, që flasin të vërtetën e dramës në familjet e tyre. Ndërsa regjisori Besim Ugzmajli, në filmin e tij “Forgive Me”, kishte gjetur frymëzimin nga dy fjalë të thëna në fund nga protagonisti kryesor Bujari (rolin e të cilit e luante Kushtrim Asllani) .

“Më fal”, ishin fjalët që sipas Ugzmajlit i dhanë kuptim për të trajtuar filmin në mënyrë artistike, se ndryshe ai do të ishte veç një ngjarje e zakonshme.

Çitaku e Ugzmajli në debatin e organizuar pas shfaqjes së filmave të tyre, nuk kanë lënë pa e përmendur edhe atë që ata e cilësojnë si dështim të politikës kosovare: riatdhesimin dhe parandalimin e mëtejmë të manipulimit të njerëzve për kauza fetare.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme