Shkolla që ofron mundësi të profesionalizimit në instrumentet muzikore

22 January 2019 19:39

Muzika ka një ndikim të fuqishëm në trupin, mendjen dhe emocionet tona, dhe ndikon te individët në mënyra të ndryshme.

Filozofi dhe poeti i njohur, Emerson, ka thënë: “E bukura nuk ka nevojë për shpjegime”. Një shkollë pa muzikë, ka më pak vlera njerëzore, është më pak e vlefshme dhe e përgjysmuar”.

Nuk kemi pse të përpiqemi t’i bindim njerëzit se edukata muzikore është një mjet shumë i rëndësishëm në të ngriturit e aftësive të nxënësve, sepse kjo është vetëm një nga rezultatet e shumta pozitive që ka sjellë ndër vite edukimi muzikor. Për të gjithë ata të cilët kanë talent dhe ambicie në lëmin e instrumenteve muzikore, shkolla “Rini School Of Music” ofron kurse private për nxënësit dhe studentët në instrumentet si: piano, kitare akustike, kitare elektrike dhe bass kitare.

Përndryshe, kitara është një instrument muzikor i familjes kordofone dhe dy tipat kryesorë të saj janë, kitara elektrike dhe ajo akustike.

Kjo shkollë ofron mësime për nxënësit nga mosha 4-vjeçare e deri tek ajo 60-vjeçare.

Veçantia e shkollës “Rini School of Music” është se përveç programit të muzikës klasike që mësohet në shkollat tona muzikore, aty mësohen edhe zhanre të tjera të muzikës botërore dhe asaj shqipe.

Pas kërkesave të shumta, profesori i kësaj shkolle, Rinor Ukimeraj, i cili është tejet i përkushtuar te nxënësit dhe studentët e tij, vendosi që ta marrë iniciativën dhe të hapë një shkollë të llojit të tillë.

Edhe Emir Krasniqi, administratori në shkollën “Rini School of Music”, ka një mesazh për të gjithë se pse duhen të jenë pjesë e kësaj shkolle.

Shumë shpejt nga nxënësit dhe studentët e shkollës “Rini School of Music”, do të ketë performanca të realizuara, pas përfundimit të niveleve në të cilat janë të përcaktuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme