“Garazh” në mision për grumbullim instrumentesh

“Garazh” në mision për grumbullim instrumentesh

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 20 January 2019 10:40

Bujar Berisha është i lindur në Dobërdol të Klinës. Si 6-vjeçar, më 1990, ishte zhvendosur së bashku me familjen në Luzern të Zvicrës.

Në Kosovë zakonisht është për të vizituar vendlindjen e të afërmit. Por basisti i bendit “Who’s Elektra” herën e fundit ia ka mësyrë shtetit më të ri të Evropës jo thjesht për ta bërë një vizitë. Së bashku me disa miq ia ka mësyrë të realizojë një projekt, shkruan sot Koha Ditore.

Ideja e tyre është që të ndihmojnë të rinjtë. Kanë vërejtur se kosovarëve nuk u mungon talenti sa i përket muzikës. Bendet e reja e ato që janë në formim e sipër u kanë bërë përshtypje.

“Por kemi parë se kushtet e tyre nuk janë shumë të mira”, thotë Berisha, pas nja tri ditëve që së bashku me bashkëpunëtoren e tij, Lili Vanilly, kanë takuar shumë persona. Mundësia e tyre është që të organizohen në Zvicër e të sjellin instrumente në Kosovë.

Por projekti “Garazh” nuk përfundon me kaq.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme