Kulturë

Krijues me afinitet dhe durim filigrani

Descriptive Text

Një krijues, me shprehjet e të talentuarit, më kishte dalë përpara që në fillimet e viteve shtatëdhjetë, kur për faqet letrare të gazetës “Rilindja”, ku isha në cilësinë e redaktorit të kulturës, kërkoja ilustrime; kërkoja ata që kishin afinitete në botën e artit, shkruan sot Koha Ditore.

Asokohe kishim emra piktorësh me ngritje akademike, por që komunikimi artistik i tyre, të shumtën, mbështetej në figuracionin abstrakt, duke u bërë pjesë e lagjes së futurizmit, lagje kjo në të cilën krijuesit figurativë na falnin vepra që, me atë figuracionin siç quhej modern, nuk kuptoheshin, por megjithëkëtë prapë duartrokiteshin.

Pavarësisht duartrokitjeve, ato vepra, më saktë - ata krijues të atyre veprave, nuk e kryenin punën e ilustruesit dhe, me gjasë, as që mund ta kryenin, sepse ilustruesi i vërtetë duhej të ishte talent i rangut më të lartë; krijues që, pos disiplinës në shtrirjen e vijave dhe ngjyrave, dhe të identifikimit përmes atyre vijave, të karaktereve si pjesë të ilustrimit, e kanë pasuri edhe imagjinatën. /Ibrahim Kadriu  [Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore]