Kulturë

Një sezon për Ibsenin

Descriptive Text

Vitin e kaluar teatri parisien “Théâtre du Nord-Ouest” ua kushtoi një sezon të tërë dramave të Henrik Ibsenit (1828-1906). U luajtën shfaqjet: “Shtëpi kukulle”, “Heda Gabler”, “Peer Gynt”, “Brand”, “Rosa e egër”, “Eyolfi i vogël”, “Shtyllat e shoqërisë”, “Armiku i popullit”, “Kur të zgjohemi nga të vdekurit”, “Zonja e detit”, “Rosmersholm”, “John Gabriel Borkman” e “Ndërtimtari Solness”, shkruan sot Koha Ditore.

Çdonjëra nga këto shfaqje ishte e luajtur nga kompani aktorësh dhe regjisorë të ndryshëm. Disa nga këto shfaqje u luajtën vitin e kaluar edhe në teatrot e Parisit “La Bouttonière”, “Comedie Nation” por edhe në disa teatro të tjera të regjionit parisien. Këtë vit “Theatre européen de l’Odéon” në Paris” ka paralajmëruar disa shfaqje të Ibsenit.

Ç’është e vërteta, ka më se 20 vjet që veprat e Ibsenit kanë zënë një vend të privilegjuar në skenat parisiene. Kërshëria për veprat e tij nuk mund të shpjegohet thjesht me ringjalljen e shijes së publikut për drama “realiste”, të ndryshme nga ato bashkëkohore ku janë të pranishme eksperimentimet dhe performancat me elemente të theksuara të videos, zërave e ndriçimeve të veçanta. [Më shumë lexoni në Koha Ditore]