Kulturë

“Peer Gynti nga Kosova” në “Blickfelder Festival“ të Zürichut

Prishtinë, 18 janar – Shfaqja që rrëfen për një të mitur kosovar i cili nuk është i kënaqur me vendin e tij dhe i është krijuar iluzioni se në Evropë edhe gjelat bëjnë vezë, do të jepet edhe në Zürich të Zvicrës. Me autor dramaturgun Jeton Neziraj e regji të Agon Myftarit, “Peer Gynti nga Kosova” do të jetë pjesë e festivalit “Blickfelder Festival“ që organizohet nga Kantoni i Zürichut. Këtë vit festivali mbahet nga 13 deri më 23 qershor. “Peer Gynti...” do të jepet tri herë, më 18 dhe 19 qershor në festivalin që numëron gati tri dekada traditë.

“Blickfelder Festival“ është festivali kryesor i teatrit për fëmijë dhe të rinj në Zvicër dhe njëri ndër festivalet më të rëndësishme në Evropë. Ai ka karakter ndërkombëtar dhe sivjet, pos shfaqjes nga Kosova, do të prezantohen edhe dhjetëra të tjera.

“Peer Gynti nga Kosova“ është realizuar në maj të vitit 2017, kurse nga ajo kohë ka pasur mbi 20 repriza në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Gjermani. Sivjet, pos në Zvicër, do të shfaqet edhe në Lyon të Francës.

“Peer Gynti nga Kosova“ është produksion i qendrës “Multimedia” dhe ishte dhënë premierë në maj të vitit të vitit 2017. Pjesë e kastës janë Bujar Ahmeti, Donikë Ahmeti, Semira Latifi, Shpëtim Selmani dhe Tristan Halilaj.

Regjisori Agon Myftari ka thënë se kjo shfaqje është ndër ato për të cilat është shumë krenar.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")