Kulturë

Flakon Zharku dhe pasioni i tij për fotot urbane

Pak para fundvitit, bashkë me borën e parë, erdhi dhe një set fotografik, i cili u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale, transmeton emisioni Express në KTV.

Bëhet fjalë për disa fotografi, në të cilat Prishtina duket përrallore, sikur të ishte ndonjë skenë e shkëputur nga filmat e studios “Disney”.

Prapa këtyre fotove shumë të pëlqyera nga publiku, qëndron një fotograf vetëm 19-vjeçar, Flakon Zharku, i cili tash e sa vjet merret me fotografi, por ky set ia vendosi atij emrin, në skenën e fotografisë në Kosovë.