Kulturë

“Vrasje në kornizë” në përplasje kohësh

Descriptive Text

Prishtinë, 17 janar − Përplasje midis dy kohëve është përshkruar ndër të tjera libri “Vrasje në kornizë” i gazetarit e shkrimtarit Florin Kelmendi, i përuruar të mërkurën në “Sheshin 21”. I cilësuar roman shumështresor, ai prek çështjen e personave të pagjetur në Kosovë, dashurinë, artin, luftën, humbjet, fitoret. Është një rrugëtim në kohën e sundimit serb, lirisë dhe jo vetëm.

Autori Florin Kelmendi ka thënë se mes faqesh është munduar të përshkruajë njerëz e kohë të ndryshme.

Duke folur me gjuhën e personazheve të tij, ai ka thëne se është munduar të përshkruajë kohë dhe njerëz në kohë të ndryshme, për të ardhur në përfundim se në thelb njerëzit dhe të bëmat e tyre janë të njëjta, vetëm të paketuara ndryshe.

Ai ka thënë se jetën e sheh si një periudhë të përcaktuar nga faktorë të ndryshëm, që rrjedh në një hapësirë që ka të përcaktuar kufij.

Në atë kornizë të autorit vrasja nuk kishte vetëm kuptimin e zhdukjes fizike, por edhe asaj shpirtërore, që kufizon luftën për mirëqenie.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")