Kulturë

Akuza e lëvdata për udhëheqësin artistik − “shfaqja” e radhës e Teatrit

Një reagim publik i aktorit Armend Smajli kundër udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari, ka gjetur përkrahje edhe nga disa aktorë. Arsyet që, sipas Smajlit, duhet t’i shërbejnë Myftarit që të japë dorëheqje nga pozita që mban janë shpërndarë edhe nga disa regjisorë.

Teatri ka kohë që përballet me telashe financiare pasi në mungesë të kodit buxhetor – ashtu sikurse krejt institucionet kulturore – s’mund të menaxhojë me mjete. Në mars të vitit të kaluar u shkarkua drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Agim Sopi, për t’u rikthyer në tetor pasi u konstatua se kjo u bë jashtëligjshëm. Tash përplasjet bëhen për anën artistike.

Smajli fillimisht ka përmendur akuzën për plagjiat. Kjo akuzë i ishte përmendur edhe më 16 qershor, kur Myftari ishte zgjedhur udhëheqës artistik i TKK-së nga Këshilli Drejtues. Ishte akuzuar për plagjiaturë me shfaqjen “39 shkallët”, e fundit që realizoi ky regjisor në TKK në maj të 2013-s. Fill pas premierës së kësaj shfaqjeje, Këshilli Drejtues i asaj kohe do të konstatonte se shfaqja ishte plagjiat i versionit të teatrove si “off-Brodway” dhe “Criteria” të Londrës. Sot e kësaj dite nuk ka një vendim gjyqësor në lidhje me këtë rast përderisa Këshilli ishte cilësuar jokompetent për ta bërë një vlerësim të tillë.

Kryetari i Këshillit drejtues të TKK-së, Fisnik Ademi, ka thënë se nuk kanë pranuar në formë të shkruar ndonjë ankesë sa i përket Myftarit.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")