Kulturë

Shkrimtarja Gallman plagoset rëndë në Kenia

Descriptive Text

Shkrimtarja Kuki Gallman, veprat e së cilët janë më të shiturat, është plagosur rëndë me armë zjarri.

Ambientalistja dhe shkrimtarja e lindur në Itali, Kuki Gallmann u qëllua dhe u plagos rëndë të dielën, derisa po patrullonte në parkun e saj në Kenian qendrore, një rajon i rrënuar nga dhuna e lidhur me thatësirën, përcjell KosovaPress.

73-vjeçarja është autore e librit më të shitur "Kam ëndërruar për Afrikën" i cili u bë film me Kim Basinger e cila luan rolin Gallmann.

“Ajo u qëllua në stomak gjatë një sulm nga tre burra në Laikipia Nature Conservancy”, tha një zyrtar i lartë i policisë, bëjnë të ditur mediet ndërkombëtare.

Gallmann u dërgua në Nairobi me helikopter ushtarak, tha oficeri, duke shtuar se sulmuesit u dukën si grabitës nga grupi etnik Pokot i cili është përhapur në Kenia dhe Ugandën lindore.