Ansambli Muzikor i Gjakovës në pritje të funksionalizimit të plotë

Ansambli Muzikor i Gjakovës në pritje të funksionalizimit të plotë

16 January 2019 09:23

Prishtinë, 16 janar – I themeluar gati gjashtë vjet më parë me vetëm një koncert të mbajtur më 17 shkurt të vitit 2014 dhe një pauzë katërvjeçare deri në koncertin e fundvitit të 2018-s, Ansambli Muzikor i Gjakovës – Orkestra, këtë vit synon të funksionalizohet plotësisht. Një muaj pasi themelimit u votua në Asamble Komunale, në korrikun e 2013-s, ky ansambël u bë edhe me Statut që, megjithatë, nuk ua zgjidhi problemet përcjellëse. Kryesori: telashet financiare. Me këso situate ishin përballur që në aktivitetin e parë.

Pauza e orkestrës u ndërpre në koncertin e fundvitit të 2018-s, të cilin Pëllumb Vula, drejtor i këtij ansambli, me anëtarët e orkestrës e konsiderojnë si shumë të suksesshëm.

“Ky koncert është përkrahur më 6 mijë euro nga Komuna e Gjakovës dhe përveç që ishte shumë i suksesshëm neve na u premtua përkrahje e plotë komunale”, ka thëne Vula.

Ai është optimist se me kapacitetet e tyre dhe me përkrahjen e Komunës mund të mbajnë së paku nga tri koncerte në vit.

Orkestra tani numëron 40 instrumentistë vendës dhe të jashtëm/Fjolla Hajrizaj.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme