Artisti kosovar, pjesë e ekspozitës dedikuar lëvizjes koreane për pavarësi

Artisti kosovar, pjesë e ekspozitës dedikuar lëvizjes koreane për pavarësi

14 janar 2019 12:01

Prishtinë, 14 janar - Pesëdhjetë krijues nga e gjithë bota kanë marrë ftesë të realizojnë vepra për ekspozitën që do të shënojë ngjarjen që njihet si “Marsi i 100-të i lëvizjes koreane për pavarësi”. Ekspozita që mbahet në Korenë Jugore e ka përfshirë edhe disenjatorin grafik nga Kosova, Rrezeart Galica.

Ekspozita e realizuar nga “International Art and Design Association” (Asociacioni i Artit dhe Dizajnit Ndërkombëtar) do të hapet në fund të muajit shkurt. Ngjarja historike së cilës i dedikohet ekspozita shënon lëvizjen koreane për pavarësi, kryengritje kundër sundimit kolonial japonez më 1919.

Rrezeart Galica, i cili tashmë ka pranuar ftesën për t’u bërë pjesë e ekspozitës kolektive, ka thënë se është duke ideuar veprën të cilën do ta realizojë për këtë prezantim.

Galica ka shpjeguar se tema e veprës me të cilën do të prezantohet në ekspozitën kolektive në Kore duhet domosdo t’i përshtatet konceptit të ngjarjes që shënon/ Elvira Berisha.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme