“The Aspern Papers” me peshë, por pa pasion

“The Aspern Papers” me peshë, por pa pasion

Michael O'Sullivan 13 January 2019 18:35

Është me rëndësi të dihen pak gjëra se çfarë ndodh në filmin “The Aspern Papers”. Për shembull, filmi është i bazuar në romanin e Henry James të vitit 1888 për një njeri të fiksuar pas letrave të dashurisë që i shkruante një poet që vdiq i ri.

Në rol kryesor shkëlqen aktorja veterane Vanessa Redgrave. Ajo me xhelozi të madhe ruan këto letra; Jonathan Rhys Meyers ka rolin e burrit që me xhelozi i kërkon ato letra; dhe vajza e Redgrave, Joely Richardson si një shpirt i varfër që mbetet midis dy aktorëve.

Është bashkërealizim të James Ivory, rezymeja e të cilit përfshin edhe regjinë e adoptimeve letrare siç janë “A Room with a View” dhe “Call Me By Your Name”. Ky roman është adaptuar disa herë – për filma, televizione, opera, radio dhe skenë. (Ky version, siç shihet, është me bashkëskenar të Jean Pavans, i bazuar në shfaqjen teatrale të vitit 2002 “Les Papiers d’Aspern”).

Krejt skenari tregon për një film të mençur, letrar, me nuanca dhe faza të ndërlidhura – dhe ka pedigre brenda secilit milimetër të jetës së vet. Më mirë të them del nga pluhuri i faqeve të verdha të librit të gravuar me lëkurë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme