Kulturë

Rruga e kaskaderëve deri te bashkëpunimet me Jackie Chan

Qysh si fëmijë i shikonin filmat aksion. Që të dy rreth moshës 5-vjeçare ishin familjarizuar me artet marciale nëpërmjet ekranit. 

Ua kishte marrë mendja që të nisnin të xhironin edhe vetë diçka. Në kamerë do ta angazhonin të atin e tyre. Dirigjenti Noorman Widjaja – që në fund të vitit të kaluar ka qenë i angazhuar në koncertin përmbyllës të Filarmonisë së Kosovës – do të bëhej kameraman hatri i fëmijëve, shkruan sot Koha Ditore.

Lee Huang dhe Max Huang kishin një hero të tyre. Aktori e regjisori i filmave aksion Jackie Chan i kishte frymëzuar fort fëmijët e lindur në Nuremberg të Gjermanisë.

“Ndoshta kam qenë pesëvjeçar kur kam nisur të shikoj filma aziatikë. I doja heronjtë e filmave aksion. Menjëherë kam thënë se dua të bëhem sikurse ata”, thotë Max Huang (30), i cili së bashku me vëllanë, Lee Huang (25), kanë qëndruar disa ditë në Kosovë shkaku i ditëlindjes së babait të tyre, që i ka rastisur ta festojë në Prishtinë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)